Ora News - Habilajve u sekuestrohen bizneset, do bllokohen dhe llogaritë bankare

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni për arrestimin e të ashtuquajtës ?Banda e Babicës? ka vijuar me sekuestrimin e bizneseve të vëllezërve Habilaj por dhe me evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.
Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj doli sot paradite në një deklaratë për median për të bërë publike vijimin e këtij operacioni.
Janë sekuestruar 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues.
Ora News ka mësuar se dy nga aktivitetet tregtare të sekuestruara janë lokale.
Habilajt akuzohen per pastrim parash
?Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues,? deklaroi paraditen e sotme në një prononcim për median Gentian Shehaj
Kontrolle ne pronat e Habilajve
Gjithashtu gjatë natës kanë vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj.
?Policia e Vlorës në sinkronizim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjestarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur,? deklaroi paraditen e sotme në një prononcim për median Gentian Shehaj
Kontrollet janë në vijim të Mega ? Operacionit ?Banda e Babicës?, të zhvilluar nga Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe mbështetjen e Repartit Delta Forcë, ku u sekuestrua 4 ton Cannabis Sativa, armë gjahu, municion luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy shtetas

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/habilajve-u-sekuestrohen-bizneset-do-bllokohen-dhe-llogarite-bankare/

Free Traffic Exchange