Report TV - Tahiri: Nuk lëviz nga këtu derisa të dalë e vërteta

2018-05-04 0

Ish-ministri i Brendshëm ka deklaruar se është i gatshëm të hetohet, por Prokuroria duhet të paraqesë prova ndaj tij. "Do kërkoj çdo provë për të vërtetën. Unë do jem këtu dhe nuk lëviz nga këtu derisa të dalë e vërteta. Jam i gatshëm të hetohet dhe të dalë e vërteta në dritë, por unë kërkoj prova. Ju nuk mund të të më kërkoni mua të arrestohem se dy banditë thonë në muajin e dytë të detyrës time se unë fitoj 5 mln euro në muaj. Unë kërkoj prova, s'mund të kërkopni mua pse përmendet emri Saimir i një drejtuesi kamioni që ngarkon thasët, unë s'kam patentë kamioni. S'pranoj të arrestohem pse dy kushërinj të mi të largët kanë kryer krim. Një familjar i joti ka vrarë një njeri, do pranoje ti të shkoje në burg? Unë dua prova. Po të jetë për deklarata politike nga prokuroria qëkur i ka thënë Berisha...Në parlament kam dëgjuar 2 mijë herë akuza se jam trafikant droge, se jam mafioz, vrasës, po të isha do shkoja në burg. Unë s'kam standardin që ta quaj prokurorinë lavire", tha Tahiri.