Vendimi për Tahirin, Basha: Për të prerë fijet! Kryemadhi: Gëlltitën kutinë e çorbës!

2018-05-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtyrja e vendimit për Saimir Tahirin nga Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, për kreun e opozitës, ka për synim prishjen e provave dhe blerjen e së vërtetës.
Gjatë një dalje nga selia e PD-së, Basha u shpreh se po dërgohen emisarë në Itali dhe janë vënë në lëvizje llogari bankare. Ai shton se orët e lëna në dispozicion synojnë shkëputjen e lidhjeve dhe provave edhe për ministra të tjerë.
Basha: Shqiptarët e kanë parë sot se si Edi Rama ka urdhëruar mbrojtjen e Saimir Tahirit, njeriut që është kapur në flagrancë nga antimafia italiane si i lidhur, përfitues dhe mbrojtës i bandës të trafikut të drogës dhe të armëve. Përgjimet, të cilët cdo shqiptar i ka lexuar, tregojnë qartë se, Sajmir Tahiri merrte shuma të mëdha parash në kë?mbim te mbrojtjes që i ofronte kësaj bande dhe në këmbim të vënies se policisë, porteve, aeroporteve, radarëve të vëzhgimit, në dispozicion të bandës Habilaj dhe të trafikut të drogës dhe të armëve.
Këto prova që drejtësia italiane po i menaxhon, po i administron ne procesin gjyqësor kundër bandës së Habilajve, si dhe prova të tjera, i janë paraqitur nga Prokuroria, Parlamentit, Këshillit të Mandateve me qëllim heqjen e një privilegji, jo një të drejte, qe eshte imuniteti parlamentar, i cili nuk jepet kurrë për të bërë trafik droge, por jepet për të mbrojtur deputetët, për lirinë e tyre të mendimit. Edi Rama i tregoi sot shqiptarëve se është në krah të Sajmir Tahirit, se e vërteta e përbashkët që i lidh dhe i inkriminon është shumë herë më e fortë, sesa retorika e tij për të bërë drejtësi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-basha-po-prishen-provat-dhe-lidhjet-nga-edi-rama/