Intervistë për Ora News - PS drejt votës kundër për Tahirin, Hysi: Provat e akuzës jo bindëse

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, njëherësh edhe anëtare e Këshillit të Mandateve, deklaron se prokurorët e Krimeve të Rënda nuk paraqitën prova të reja për çështjen Tahiri në seancën me dyer të mbyllura.
Vasilika Hysi: Bazuar në kërkesën e depozituar nga prokuroria rezultonte që nuk kishte dokumenta shoqërues, prova që kërkon kodi për të autorizuar heqjen e lirisë ose arrestimin.U kërkua seancë e mbyllur për tu njohur me prova por faktikisht ne u njohëm me veprimet hetimore, që janë mjetet e kërkimit të provës, por jo me prova.
Xhoi Malësia: Nuk kishte prova të reja?
Vasilika Hysi: Jo. Nga ana tjetër në respekt të asaj që kemi thënë dhe ne jemi realisht të angazhuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, çka do të thotë se beteja e organit të prokurorisë duhet të jenë të mirëmbështetur me prova.
Në një intervistë për Ora News, Hysi thotë se organi i akuzës ka nisur procedim ndaj deputetit Tahiri vetëm bazuar në përgjimet e prokurorisë italiane që u transmetuan në media.
Ajo shtoi se nuk ka pasur një hetim nga organi i akuzës për të krijuar dyshimin e arsyeshëm për imlikimin e zotit Tahiri me rrjetin kriminal të Habilajve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hysi-ne-ora-news-prokuroria-nuk-paraqiti-prova-te-reja-per-tahirin/