Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme masakrën mjedisore në fshatin Çorum të njësisë Luz i Vogël në Kavajë.
BOOM udhëtoi drejt këtij fshati në gusht të këtij viti pas denoncimit të marrë nga banorët se mbeturinat e grumbulluara në harkun kohor të dy viteve po digjeshin në një pikë grumbullimi të paligjshme.
Zjarri u ishte vënë në dy javët e para të gushtit. BOOM pa nga afër situatën alarmante, ku tymi dhe era e keqe kishte ?pushtuar? zonën.
Kryetari i bashkisë Kavajë deklaroi për BOOM se prej ditës së parë që kishte marrë detyrën kishte bllokuar hedhjen e mbeturinave.
Ai tha gjithashtu se kishte vënë në dispozicion të gjitha mjetet për të fikur zjarrin dhe çështjen e kishte referuar në prokurori në lidhje me shfrytëzimin e atij vendi si landfill dhe deri në përfundim të hetimeve nuk mund të ndërhynte për rehabilitimin e zonës.
Një muaj më pas BOOM u rikthye sërish në këtë fshat, ku edhe pse nuk vazhdon hedhja e mbeturinave të reja, ato aktualet në vendngrumbullim vijojnë të digjen dhe tymi i tyre po helmon banorët e zonës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/boom-denoncon-djegia-e-mbeturinave-po-helmon-banoret-e-corumit/