Report TV - Vlorë, bien në rrjetë dy peshkaqenë të rrallë

2018-05-04 2

Një peshkaqen i llojit ?Dem?, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në vlorë. Bëhet fjalë për një speçie të rrezikshme e që rritet kryesisht në ujra të thella.
Peshkaqeni gati dy metër dhe me peshë 90 kg, është kapur nga peshkatarët në det të hapur, ndërsa cilësohet si një specie agresive. Ndërkohë veç speçies së rrezikshme një tjetër peshkaqen i qaujtur "Dhelpër" është kapur në brendësi të gjirit të Vlorës.Peshkatarët tregojnë cilesitë që ka peshkaqeni i rrëzikshëm, por edhe speçia e cilësuar ?Dhelpër? për vetë formën që ka, ndërsa pranon se kushtet atmosferike,kanë ndikuar në vitet e fundit në shtimin e specieve të tilla në ujërat tona.

?Ne peshkatarët i themi peshkaqen i dem, ky është zënë në ujërat e thella, është zënë nga peshkatarët e Himarës. Eshtë gjetur në gjendje të ngordhet, pretendohet se është agresiv, por duke qenë se rritet në ujëra të thella, prania e njerëzve nuk mund të jetë në këto ujëra. Peshkaqeni tjetër është kapur dje, është peshkaqeni ?Dhelpër?, është zënë brenda gjirit, nuk është agresiv, rri në zona të cekta afër lagunave afër. Nga Biologët është një specie që rezulton në zhdukje. Këto specia na kanë na kanë ardhur në Prill-Maj, i kemi patur më të shpeshta, por fakti i ndryshimeve klimaterike po vijnë më shpesh?-shprehet peshkatari Sherif Durmishaj

Free Traffic Exchange