"Nuk keni parë gjë akoma", dhe "bëni durim" kanë qenë fjalët me të cilat Saimir Tahiri iu drejtua gazetarëve e simpatizantëve që e prisnin jashtë kryesisë së Kuvendit.
Duke folur pas vendimit të marrë nga kryetari i Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Gramoz Ruçi për të shtyrë seancën ku do të vendoset për kërkesën e Prokurorisë, për heqjen e mandatit të Tahirit me qëllim arrestimin e tij, ish - ministri tha se e vërteta do të dalë shumë shpejt.
"Unë besoj se jeni gjithë të qartë bashkë me mua dhe dëgjuat edhe vetë bashkë me mua, unë vetë e quaj estradë megjithatë do të presim dhe do të presim deri në moment të fundit, kurdo qoftë. Pa lënë asnjë hallkë për t'i shkuar deri në fund. Kur iu thashë që nuk keni parë gjë akoma, por po jua them prap që nuk keni parë gjë akoma. Bëni durim siç po bëj unë, më besoni unë e kam më të madhe se ju barrën, por bëni durim. E vërteta do të dalë në dritë dhe nuk do të vonojë shumë. Unë nuk do të le rast pa e zbardhur të vërtetën pa i shkuar deri në fund./tvklan.al