Report TV - Lezhë, kryepleqtë prej 18 muajsh s’kanë marrë pagat

2018-05-04 1

63 kryepleq të fshatrave të Lezhës të cilët prej 18 muajsh nuk kanë marrë pagat. Ata sot kanë zhvilluar një protest në para bashkisë së Lezhës për të kërkuar të drejtën e tyre për këtë pages.
Kryetaret e fshatrave thonë se kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Fran Frrokaj po që nuk janë pritur nga ky i fundit. Ndërkohë që shpesh kryetaret e fshatrave janë marrë të pandehur për probleme të fshatit edhe kur nuk kanë pasur asnjë lidhje me problematikat e ndodhura.

Sipas tyre e vetmja gjë që ata kanë përfituar këto 18 mauj janë vetëm stresi dhe frika për ndodhi të ndryshme të fshatit, ndërsa pagesa e tyre prej 5 mijë lekë maksimalja në muaj akoma nuk po merret

?Që nga data 01.06.2016 vazhdojmë punën si kryetar fshati, duke marrë pjesë dhe bashkëpunuar për mbarëvajtjen e punëve në fshat dhe bashkëpunimin me bashkinë dhe me Policinë e Shtetit. Në fakt ne akoma deri më sot nuk jemi paguar nga bashkia për pjesën e shpërblimit që na takon në bazë të ligjit dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim banal të bashiksë Lezhë me pretendimin se ne qenkemi në proces gjyqësor?-thotë njëri nga kryepleqtë e Lezhës

Ndërsa njëri nga personat që ushtron po këtë profesion shprehet se: ?Nga ajo ditë që ne jemi zgjedh dhe deri më sot shërbimet për banorët e fshatit ne i japim të gjitha një për një. Por, Nga ajo kohë deri më sot ne nuk kemi marrë shpërblimin mujor, që na takojnë me ligj?

Free Traffic Exchange