Shkodër - Çështja “Tahiri”, ambasadori hungarez: Ne s’japim zgjidhje, po monitorojmë

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja ?Tahiri? ka mbërritur deri në selitë e diplomacive të larta të cilat po e ndjekin hap pas hapi këtë proçes.
Këtë gjë po bën edhe Hungaria, e konfirmuar kjo nga Ambasadori i akredituar në vendin tonë Antal Heizer.
Ndonëse i shmanget komenteve të drejtëpërdrejta ai nuk harron të kujtojë se 1 nga 5 hapat e medhenj që duhet të hedhë vendi ynë është lufta ndaj krimit.
E për ta bërë këtë, Heizer thotë se është detyrë e vendit dhe klasës politike të marrë përgjegjesitë, e jo të presin zgjidhje nga jashtë.
Antal Heizer: ?Kriminaliteti është një nga 5 hapat e mëdhenj që duhet të marrë politika Shqiptare. Po e ndjekim nga afër çfarë po ndodh, por është detyrë e vendit tuaj që të marrë përsipër përgjegjësitë e të luftojë në këtë drejtim. Nuk është detyra jonë të ofrojmë zgjidhje, kjo ju takon ju ta bëni?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ceshtja-tahiri-ambasadori-hungarez-ne-sjapim-zgjidhje-po-monitorojme/