Pas akuzave të Fatmir Xhafajt ndaj Prokurorisë, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se ministri Xhafaj po përdoret nga Kryeministri Edi Rama për t?i bërë presion Prokurorisë në lidhje me hetimet ndaj Saimir Tahirit.
Kreu i PD ka kërkuar që Xhafaj të dorëhiqet si ministër i Brendshëm pasi është në konflikt interesi për shkak të vëllait të tij.
?Fatmir Xhafa është në konflikt interesi për shkak të vëllait të tij. Ai është një nga levat që Edi Rama po përdor për presion ndaj prokurorisë që të mos ekspozojë dosjet e tmerrshme qe e lidhin Edi Ramën me trafikun e drogës. Thirrja ime ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës është të japin dorëheqjen.
Ata janë të kapur nga krimi, kanë përdorur dhe janë përdorur nga krimi. I kanë vënë në dispozicion krimit portet e aeroportet . Janë bashkë të zhytur në krim. T'i hapin rrugë një procesi që ti vene para drejtesise kokat e mëdha të krimit?, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al