Report TV - Xhafaj:Ekspertët e FBI së shpejti në Tiranë, ja ku do vendosen

2018-05-04 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas takimit me ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin. Xhafaj deklaron se shumë shpejt do të mbërrijnë në Tiranë ekspertë të FBI, që sipas tij, do të vendosen në MB.
Ministri shkruan në 'Twitter' se lajmin e shumëpritur e ka dhënë ambasada amerikane, ndërsa shton se takimi me dy ambasadorët ishte konstruktiv dhe se diplomatët kanë ofruar mbështetje teknike dhe financiare për strategjinë e re në luftën kundër krimit të organizuar.

"Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA! Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar", shkruan Xhafaj.