Opinion - Saimir Tahiri! (19 tetor 2017)

2018-05-04 2

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Saimir Tahiri, Juli Xhokaxhi, Lorenc Vangjeli

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/opinion-saimir-tahiri/

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e televizionit Klan duke qënë në emisionin ?Opinion? për të folur për përgjimet, akuzat dhe hetimet ndaj tij. Kjo është hera e parë që Saimir Tahiri do të shfaqet në një intervistë televizive përball gazetarëve, pas daljes së përgjimeve nga Prokuroria italiane, akuzave nga opozita dhe deklaratave të kryeministrit Rama. Prokuroria për Krime të Rënda, ka depozituar në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të tij si deputet. Por ashtu Grmoz Ruçi ka bërë të ditur se mbledhja e këshillit të mandateve do mbahet ditën e të premten në orën 11:00 ku do të merret edhe vendimi përfundimtare për fatin e mandatit të Tahirit. Saimir Tahiri sapo ka hyrë në TV Klan ka gjetur një dokument të cilin ia ka dorëzuar një punonjës i kuvendit, përpara se ai të hynte në studio. Tahiri është ndalur me mirësjellje dhe ka firmosur marrjen e dokumentit, i cili zyrtarisht e vinte në dijeni të kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se me Habilajt nuk e lidh asgjë dhe nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie me ta. Ish-ministri ka pranuar lidhjen e largët farefisnore me dy trafikantët, por ka vënë në dukje se ka vetëm përgjegjësi morale për makinën që ka shitur vite më parë, asgjë më tepër. Tahiri theksoi se ata mund të jenë kushërinjtë e rangut të dhjetë, madje aq të largët sa nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me ta. Ai tregoi se nuk ka ngrënë kurrë darka apo dreka me Habiljat, pasi marrëdhënia me ta nuk ka ekzistuar kurrë.

Ish ? ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria ka kërkuar autorizim nga Parlamenti për ta arrestuar, tha se nuk ka udhëtuar kurrë me Habilajt në një makinë.

A keni udhëtuar në Itali me Habilajt?
?Kurrë! Pak rëndësi ka që përgjegjësia ime është jo e vogël, lidhur me shitjen e makinës tek disa persona të cilët ndoshta duhet ta kisha verifikuar çfarë përfaqësonin. Unë këtë nuk e kam bërë. Nuk di sa do e bënte kushdo tjetër, por ndoshta mua më takonte ta bëja?.

Po pasi foli Zagani?
?Mbasi foli Zagani e kam verifikuar dhe më rezultoi se makina ishte ende në emrin tim. Unë kam shkruar direkt në Prokurori. Institucionalisht, unë nuk kisha asnjë mundësi tjetër, përveçse të shkoja direkt te Prokurori i Përgjithshëm. Dhe i kërkova që të hapë hetim për mua. Prokuroria hapi hetimin dhe doli me një vendim pas një viti?.

Po një skaf në pronësi tuaj e mirëmbanin Habilajt?
?S?kam pasur asnjëherë në pronësi një skaf. As kam shkuar te dreka me ta, as kam ndenjur në Vlorë. Ata nuk kanë udhëtuar kurrë në makinën time. Është thashethem,unë nuk jam ndaluar kurrë nga policia italiane, greke, apo qoftë nga një agjenci e vetme.?



?Qytetarët duan të dinë deri sot, kanë besuar tek unë, n...

Free Traffic Exchange