Ish-ministri Tahiri iu është drejtuar prokurorëve të pranishëm në Këshillin e Mandateve në lidhje me hetimet për përfshirjen e makinës së tij në trafikun e drogës.
Tahiri tha se në atë kohë, në vitin 2015, është takuar me kryeprokurorin dhe i ka kërkuar të nisë hetimet për akuzat e dala, pra për përfshirjen e mjetit të tij në trafik droge, duke pyetur prokurorët se pse në atë kohë nuk nisën hetim të thelluar për këtë çështje.
Tahiri: Përfshirja e makinës në trafik droge, në vendimin tuaj nuk përmendet askund ky mjet, madje as Zagani. Në asnjë informacion të përpiluar prej vetë shtetasit Dritan Zagani nuk përmendet automjeti im si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Nëse unë kam ardhur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të kërkuar hetim për deklaratat ku implikohesha unë për trafik droge me mjetin tim, për cilën arsye nuk iu ka mjaftuar për të nisur që në atë kohë hetim të thelluar?
Hajdarmataj: Ajo që po bën zotëria janë komente dhe deklarata, do ta ketë kohën për ta bërë këtë.
Imeraj: Është çështje veprimet hetimore, hetuat atëherë, hetojmë edhe tani.