Report TV - Meta takohet me Presidentin e Komisionit të Venecias

2018-05-04 0

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pritur në një takim Gianni Buquicchio, President i Komisionit Europian për Demokraci nëpërmjet Ligjit - Komisioni i Venecias.

Gjatë këtij takimi Meta ka falenderuar Buquicchio-n për kontributin e tij personal por dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias për ndihmën e dhënë për institucionet shqiptare, veçanërisht për këshillat e vyera në procesin e përmirësimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të tjera që shoqëruan reformën në sistemin e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi Buquicchio e ka uruar Meta-ën, për zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Republikës dhe e siguroi se, Komisioni i Venecias, do të vazhdojë të këshillojë institucionet shqiptare në të mirë të përmirësimit legjislacionit në të gjitha fushat e rëndësishme me qëllim konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ushtrimit të demokracisë funksionale nëpërmjet ligjit.

Të dy ndanë mendimet mbi fazën tranzitore aktuale që ndodhet sistemi i drejtësisë ku si prioritare kanë vlerësuar nisjen nga funksionimi sa më parë të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.