Specialet në kërkim të “Lolos” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dy ditësh, forcat speciale po zhvillojnë kontrolle në Vlorë, por edhe Fier për arrestimin vëllait të Moisiut, Florian Habilaj. Emri i tij ose siç e thërrasin anëtarët e grupit Lolo del pothuajse në çdo episod të dosjes prej 416 faqesh të autoriteteve italiane, ndërsa cilësohet si kreu i grupit me lidhjet në Shqipëri.

Për 37-vjeçarin është lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar, ndërsa nga përgjimet rezulton se Florian Habilaj është edhe pika kyçe e kontaktit me atë qe konsiderohet shefi i madh në Shqipëri, identiteti i të cilit ende nuk është zbardhur. Në komunikimet mes tij dhe vëllezërve, Floriani thotë se është takuar dhe se ka biseduar me shefin e madh, i cili i ka thënë që të mos shqetësohet.


Në bazë të sistemit TIMS, 37-vjeçari rezulton të jetë brenda territorit shqiptar, por arrestimi i tij dhe dëshmia mund të jenë një nga provat kyçe të Prokurorisë në përfshirjen e policisë apo të ish-ministrit të brendshëm në trafikun e drogës.