http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria vijon te kryesoje listën e vendeve me ndotjen me te larte te ajrit ne Europe. Transporti rrugor, makinat e vjetra dhe karburanti jo cilësor jane shkaktaret kryesore te kësaj situate.
Mosha mesatare e makinave qe qarkullojnë ne vendin tone është 20 vjet, ndërsa ne Europe jo me shume se 10 vjet.
80% e automjeteve ne Shqipëri janë shkaktare te ndotjes dhe rrezikut ne shëndet.
Koncesionaret e makinave te reja gjate nje diskutimi me ministrin e mjedisit kërkuan lehtësi ne taksa, si dhe vendosjen e nje standardi.
Ministri i mjedisit Blendi Klosi u shpreh i gatshëm per hartimin e masave per futjen e makinave te reja ne qarkullim, por njëherësh kërkoi heqjen e varrezave te makinave nga rrugët.
Diskutimet per uljen e ndotjes se ajrit dhe lehtësitë ndaj automjeteve te reja u bene ne panairin e makinave te reja, ku firma te njohura ekspozuan mjetet e prodhimit te fundit.