Report TV - Fiton te drejtat piktori 19 vjeçar autik, hyn në Liceun Artistik

2018-05-04 2

Drini Sallaku piktori autik ka nisur studimet në Liceun Artistik në Tiranë. ?Më pranoni kështu siç jam dhe unë do t?ju dhuroj gjëra të bukura në jetë.?, ky është mesazhi që shprehin sytë e lumtur te piktorit 19 vjeccar Drini Sallaku.
Ka qenë një betejë e gjatë dyvjeçare për të dhe nënën e tij Edlira Sallaku që të fitonte të drejtën e arsimimit.

?Jam shumë e gëzuar që Drinin e regjistruan. Drini fitoi dhe antidiskriminimi i dha të drejtë, Gjyqësori i dha të drejtë dhe sërish me ndërhyrjen e ministres Nikolla të cilës I kam ndenjur në derë për këtë arsye. Drini në këtë kohë është bërë shumë social dhe e donë shumë ambientin shkollorë dhe donë shumë të mësojë.?, thotë nëna e Drinit