Report TV - Të shtëna me armë zjarri para universitetit në Elbasan

2018-05-04 0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Elbasan në lagjen "Visarion Xhuvani", para universitetit. Sipas policisë dy persona, edne të paidentifikuar, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit të çastit njëri prej tyre dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Free Traffic Exchange