Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë dhe të dokumentojë sherrin me armë zjarri që ndodhi dy ditë më parë mbrëmjen e 18 tetorit, kur nga dy automjete u qëllua me armë zjarri në rrugën ?Mujo Ulqinaku?.
Nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre personave dhe arsye e këtij konflikti ka qenë një vendparkim.
Falë punës operative-hetimore dhe proceduriale të kryer është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në këtë konflikt dhe më pas është arrestuar Ardit Isufaj, i njohur si "Doraci", 28 vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim, i njohur si "Lori", 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është është proceduar M. P., 68 vjeç.
Ky i fundit ka parkuar automjetin e tij në afërsi të shkallës së pallatit ku banon shtetasi F. Gremi, ku ky i fundit është afruar dhe ka filluar të debatojë me shtetasin M.P, më pas është afruar edhe shtetasi Ardit Isufaj.
Pas debatit shtetasit A. Isufaj dhe F. Gremi kanë kanosur shtetasin M. P dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendparkimi.