http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 1.8 milion qytetarë të Kosovës do t?i drejtohen kutive të votimit këtë të diele, për të zgjedhur 38 kryetarët e komunave që do t?i drejtojnë në 4 vitet e ardhshme.
Fushata 31 ditore e partive politike përfundon sot në mesnatë.
Partia e Visar Ymerit, Lëvizja Vetëvendosje do ta mbyllë fushatën e saj në Prishtinë. VV synim kryesor ka mbajtjen e kryeqytetit, të cilin e udhëhoqi në katër vitet e shkuara me Shpend Ahmetin, duke drejtuar edhe për herë të parë një komunë. Kjo përzgjedhje e partisë së Visar Ymerit nuk është e rastësishme, ne përballjen me Isa Mustafën ai synon t?i tregojë kundërshtarit më të madh në këtë komunë, LDK-së , se nuk ka gjasa ta riktheje ish-bastionin e saj.
PDK e Kadri Veselit ka vendosur që tubimin e fundit elektoral ta mbajë në mini-bastionin e saj, Prizren, të cilin e qeveris në tre mandate rresht.
LDK-ja e Isa Mustafës, ashtu siç e ka filluar fushatën do ta përmbyllë në Prishtinë. Ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt ka zgjedhur Pejën.
Partia e Famtir Limajt, NISMA për Kosovën e mbylli fushatën zgjedhore të enjten në mbrëmje.
Në zgjedhjet e 22 tetorit janë të regjistruar Rreth 18 mijë votues të rinj.
KQZ, Policia dhe Prokuroria kanë deklaruar se janë në gatishmëri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe mbi 7 mije kandidatë për asamble komunale.
Zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.