Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ka dalë nga shtëpia e tij dhe është nisur drejt Kryesisë së Kuvendit. Tahiri do të jetë i pranishëm në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, i cili do të mblidhet në orën 11:00 për të diskutuar mbi imunitetin e deputetit socialist.
Tahiri akuzohet për përfshirje në trafik droge në Shqipëri-Itali. Emri i tij doli pas publikimit të përgjimeve të bandës së drogës në Itali, e cila drejtohej nga shtetasi Moisi Habilaj, që është dhe kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputeti i PS, Saimir Tahiri.