Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetarja e Ora News në Romë Alba Kepi gjatë një lidhje live në studion e ?360 Gradë?, bën me dije se janë në kërkim edhe tre persona nga Shqipëria në kuadër të grupit të Habilajve që sipas saj, drejtësia italiane e konsideron grup të strukturuar kriminal.
Ajo tha se grupi ka lidhje familjare, ndërsa shton se kryeministri italian mund ta ketë informuar Ramën për operacionin më 11 tetor gjatë takimit midis tyre.
Kepi: Një i arrestuar tashmë mendohet të jetë dhëndër në familjen Habilaj. Personi tjetër është vëllai i Moisi Habilaj, Florian Habilaj me nofkën ?Lolo?, krahu i djathtë i vëllait të tij. Një person tjetër është Armando Sulaj, vëllai i Mariglen Sulaj i arrestuar. Vëllezërit Sulaj janë kushërinj të vëllezërve Habilaj.
Janë një grup me lidhje familjare. Policia italiane ka shprehur në fjalinë e fundit se; katër personat që janë shpallur në kërkim nuk ndodhen në territorin italian. Ka thënë se do të kërkojë ekstradimin e tyre. Ata janë të bindur se ndodhen në territorin shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kepi-ne-kerkim-lolo-i-habilajve-xhentilioni-mund-te-kete-informuar-ramen/