?S?keni parë asgjë akoma!?
Ky ishte i vetmi koment që Saimir Tahiri bëri pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit, që i hap rrugë arrestimit të tij. Interesit të madh të gazetarëve, Tahiri iu përgjigj fare shkurt duke huazuar shprehjen e famshme të Kryeministrit Edi Rama.
Ish ? Ministri i Brendshëm doli nga banesa e tij rreth mesditës, teksa Prokuroria i kishte nisur Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit dhe autorizimin për kontrollin e plotë të banesës. Gjatë paradites, në pallatin ku banon ish-ministri u vunë vë re lëvizje dhe prani e rojeve të sigurisë.
Ndërsa në orët e pasdites, simpatizantë të Partisë Socialiste u mblodhën pranë banesës në mbështetje të deputetit socialist.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se po blen kohë për të shkatërruar provat që rëndojnë mbi ish ? Ministrin. Referuar denoncimit të një qytetari, Basha thotë se në shtëpinë e Tahirit janë parë shumë njerëz, mes të cilëve edhe Ernest Dimashi, Drejtori i IT, i cili po pastron laptopin dhe celularët e Tahiri.
Tv Klan