Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht akuzat e prokurorisë në kërkesën për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Ish-ministri i Brendshëm akuzohet për trafik droge në bashkëpunim në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se në 2014 Saimir Tahiri ka dalë nga shteti katër herë së bashku me Artan Habilajn, të cilit i ka shitur makinën.
Sipas prokurorisë, udhëtimet e Saimir Tahirit me Artan Habiljan janë realizuar në muajin gusht të vitit 2014. Ndërsa makinën që Tahiri i shiti në 2013 kushëririt të tij Artan Habilaj, ky i fundit ia ka shitur më pas vëllait të tij, Moisi Habilaj.
Prokuroria akuzon se Moisi Habilaj ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Tahirin kundrejt shpërblimeve, ndërsa ish-ministri dyshohet se ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminal, që vepronte në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, pasi e konsideron person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa deklaron se ?mund të fshehë në shtëpi prova nga përfitimet?.