Report TV - Imuniteti i Tahirit, Ruçi: Vendoset nesër,PD:Po shkatërrohen provat

2018-05-04 0

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit do të zhvillohet nesër në orën 11:00 të paradites në Kryesinë e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi sot se është njoftuar për kërkesën në orën 17:00, ndërsa sot u është vendosur në dispozicion anëtarëve dhe Tahirit dhe nesër do të vendoset për fatin e imunitetit të ish-ministrit.

?Në respekt të interesit të publikut dhe për t?i dhënë fund dozës së spekulimit, më lejoni t?u njoftoj se sot më është paraqitur në orën 17:00 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndalimin e deputetit Tahiri.

Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, materiali u vihet në dispozicion anëtarëve, po ashtu edhe Saimir Tahirit, nesër në orën 11:00 mblidhet këshilli? deklaroi ai.

Deputeti i PD, Halimi akuzon se shtyja për nesër e mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve për të vendosur për fatin e Tahirit është bërë për të shkatërruar provat në favor të krimit.

?Dënoj qëndrimin e Rucit, që është vegël në dorën e Ramës për ta përdorur në ditë të vështirë, ku kërkon kohë për të shkatërruar provat që lidhin krimin e Tahirit me Ramën. Cdo minutë që kalon është kundër drejtësisë dhe në favor të krimit?deklaroi ai.

Free Traffic Exchange