Ora News – Imuniteti i Tahirit, Balla: Nuk bëhemi pengesë për drejtësinë

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk do të bëhet pengesë për betejën e drejtësisë.
Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se PD dhe LSI janë hallexhinj që kërkojnë pushtet. Rastin e Saimir Tahirit, Balla tha se opozita nuk po e shikon si betejë për fitoren e drejtësisë, por si betejë për pushtet.
Tahiri: Dua të ndaj me ju shqetësimin lidhur me një përpjekje idioteske të halimit apo Halimëve të tjerë të PD për ta kthyer këtë procedurë ligjore të drejtësisë në një tetatër në interes të hallit të PD dhe jo në interest ë drejtësisë.
Ka një dallim të madh mes grupit parlamentar të PS me hallexhinjtë e PD dhe hallexhinjtë e tjerë që i janë bashkuar PD sepse ne jemi këtu në një luftë për drejtësinë. Këta hallexhinjtë e PD janë këtu në një luftë për pushtet. Këtu kemi një dallim të madh, edhe në mënyrën sesi po lexojmë rregulloren e Kuvendit. Unë kam mbërritur këtu që në momentin që këtë ngjarje e keni njoftuar ju si media. Isha shumë orë më parë sesa materiali i Prokurorisë të kishte mbërritur në zyrat e Kuvendit.
Për këdo dhe për çdo rast ne do ta bëjmë procedurën njëlloj edhe në rastin në fjalë edhe në raste të tjera që do të vijnë në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim që beteja jonë me drejtësinë mos ketë asnjë pengesë.
Nuk kemi ne asnjë kompromis në betejën tonë për drejtësi. Ata që në vend të betejës për drejtësi kanë zgjedhur hallin e tyre për pushtet le të dalin çdo 5 minuta këtu dhe të bëjnë thirrje pa ditur dhe pa lexuar qoftë procedurën qoftë materialin e vendosur nga Prokuroria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/imuniteti-i-tahirit-balla-nuk-behemi-pengese-per-drejtesine/

Easy Viral Banner Traffic