Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është takuar me strukturat e partisë në qytetin e Beratit nga ku i ka bërë thirrje socialistëve që të ?shkëputën nga lidhjet monstruoze të PS me krimin?. Sipas saj socialistët nuk i lidh asgjë me krimin, ndërsa shtoi se LSI duhet të hapë dyert për ?çdo socialist që ndjehet i braktisur nga Rilindja e Kombit?.
?Socialistet të shkëputen nga lidhjet monstruoze të PS-së me krimin. Socialistet nuk i lidh asgjë me krimin. Të shkëputen nga monstrat kriminale që e ka lënë Shqipërinë peng të krimit. Ata janë po aq te rrezikuar sa çdo qytetar shqiptar. LSI të hapi dyert për socialistët që ndihen të braktisur nga Rilindja e Krimit?, tha Kryemadhi.