Ora News – Arrestime për 4 ton kanabis? Llalla: Në varësi të hetimeve

2018-05-04 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zhvillimet e vrullshme në dosjen e bujshme ?Habilaj? dhe sekuestrimi i 4 tonëve drogë në Babicë të Vlorës çuan me urgjencë në Vlorë, kryeprokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.
Për rreth një orë, kryeprokurori Llalla pati një takim me prokurorët lokalë, ku sipas burimeve porosia ka qenë e qartë: Hetoni policët e dyshuar për narkotrafik!
Ndërsa në dalje duke iu përgjigjur shkurt interesit të medias, kryeprokurori la të hapur mundësinë e arrestimeve.
?Prokuroria prej disa muajsh kishte në hetim rastin konkret. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë u finalizua me rezultate konkrete. Në vijim do të kemi të dhëna më të sakta?.
Situatën në qarkun e Vlorës, kryeprokurori e cilësoi shqetësuese, ndaj paralajmëroi zhvillime në vijim. Sinkorni Llalla Shqetësuese
Masakra e 11 tetorit në qendër të Lushnjes, ku u vranë dy të rinj ishte në qendër takimit që kryeprokurori kishte në prokurorinë lokale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosja-habilaj-llalla-takim-me-trocin-dhe-prokurore-te-tjere-ne-vlore/

Free Traffic Exchange