3.73 miliard Euro buxheti i vitit 2018

2018-05-04 0

Buxheti i shtetit për vitin 2018-të është 496.6 miliardë lekë ose 3.73 miliardë euro. Ky është një nga buxhetet më të mëdha në historinë e Shqipërisë, ndërsa rritja krahasuar me atë të 2017-ës është 5.8% apo 203 milionë euro. Burime konfidenciale për televizionin Klan thonë se kjo strukturë buxheti është dorëzuar në qeveri dhe pritet të miratohet javën e ardhshme. Ristrukturimi i Ministrive ka sjellë vonesa në hartimin e tij, i cili po dorëzohet pa përgatitur ende paketën fiskale dhe pa miratuar buxhetin faktik të 2016-ës.

Qeveria pret që vitin e ardhshëm të mbledhë 200 milionë euro më shumë nga taksat, ku 71 milionë euro do të vijnë nga tatimi mbi vlerën e shtuar, 30 nga tatimi mbi fitimin, 27 nga akcizat dhe 21 milionë euro nga tatimi i pronave.

Ministria e Financave pret që përfshirja në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël t?i formalizojë ata dhe të japë një pasqyrim më të qartë të xhiros vjetore që bëjnë, gjë që pritet të rritë ndjeshëm dhe të ardhurat në arkën e shtetit. Rritja e akcizës për duhanin me 5 lekë/paketë dhe mënyra e re e tatimit të pronës do të mbështetin rritjen e parave në buxhet, ndërsa pjesa tjetër që pritet t?i shtohet të ardhurave do të vijë nga formalizimi i ekonomisë.

2018-ta është viti i parë që qeveria e socialistëve do të ketë shpenzimet për investime publike 645 milionë euro, 88 milionë më shumë se ky vit. Reforma në administratë shkriu disa Ministri dhe agjenci të rëndësishme, megjithatë shpenzimet e buxhetit për pagat do të jenë 46 milionë euro më të larta. Vitin e ardhshëm qeveria nuk do të bëjë më rritje pagash, fond i veçantë për to është parashikuar në vlerën e 7 milionë eurove, ndërsa për rritjen e pensioneve do të shpenzohen 13 milionë euro. Për 2018-ën defiçiti në buxhet do të jetë në nivelin 2.2% të prodhimit kombëtar, ndërsa borxhi do të vijojë trajektoren ulëse në 69% të produktit të brendshëm bruto.

Tv Klan

Free Traffic Exchange