Report TV - Drogë e prostitucion, kapen 3 persona të rrezikshëm në Durrës

2018-05-04 17

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, të shpallur në kërkim për trafik droge. Policia ka ndaluar dy shtetasit Indrit Driza, 45 vjeç, banues në Shijak, dhe Eduart Bukmishi, 55 vjeç, banues në Sukth, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar dhe që pritet ekstradimi i tyre.

Ndërsa shtetasi tjetër i arrestuar është Ernest Shutina, 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, i cili ishte në kërkim kombëtar.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatim të Plan-Operacionit "Vjeshtë 2017", në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatitit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Janë ndaluar shtetasit:

? Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak;

?Eduart Bukmishi 55 vjeç, banues në Sukth.

Free Traffic Exchange