Ish- trajneri i Vllaznise tashme, ka shperndare nje mesazh me zyrtarizimin e largimit te tij nga Klubi.
Ne rreshtat e ketij teksti, Cungu le te kuptohet se ka patur njerez dhe struktura qe jane perpjekur ta sabotojne gjate punes se tij. Madje, ai nenkupton se jo te gjithe sportistet me te cilet ka punuar, kane qene korrekte dhe te sakrifices. Ne fund, ish- tekniku i uron suksese Vllaznise.
Me poshtë, mesazhi i plote i Cungut.
Përshendetje miq! Ju baj me dije se me sot tërheq angazhimin tim te skuadra e Vllaznisë (do thosha e zemrës). Vendimin të largohem nga Vllaznia e poqa nga disa rrethana që në gjykimin tim janë përcaktuse! Në fakt, pranova Vllazninë me deshirën që t?realizosha një ëndërr (e vjet u afruam shumë) por fatkeqësisht, vazhdimisht konstatova se ekzistojnë njerëz dhe struktura të cilat futbollin në Shkodër e përdorin pa përgjegjësin e fisnikërisë të sportdashësit. Personalisht punova me të gjitha aftësitë e mia, me korrektësi dhe sakrificë. S?isha i vetëm: janë edhe një pjesë e sportistave. Uroj me zemër që ekipi i Vllaznisë të ketë një ecuri positive në vazhdim! Shkodra dhe tifozët e mrekullueshëm e meritojnë një Vllazni të suksesshme. Uroj çdo të mirë! Armando Cungu