Debitorët e ujit, ujësjellësi i Fierit në aksion kundër paligjshmërisë

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ujësjellësi i Fierit ka nisur një aksion për goditjen e paligjshmërisë. Në qendër janë rreth 3600 debitorët e ndërmarrjes dhe ata që e vjedhin ujin.
Me rreth 30 mijë abonentë, ujësjellësi i Fierit ka 3600 abonentë debitorë.
Ndaj ndërmarrja ka nisur një aksion për prerjen e lidhjeve për ata që nuk e paguajnë ose e vjedhin ujin.
Drejtori i shitjeve, Endri Gjikondi thotë se synimi është goditja e paligjshmërisë.
Endri Gjikondi: Aksioni konsiston tek komponentët debitorë dhe tek abonentët që kanë bërë ndërhyrje në rrjetin e Ujësjellës Kanalizimeve por nuk kanë hapur kontrata me ne. Numri i debitorëve është rreth 25-30% i numrit total të kontratave që janë dhe gjatë muajit të fundit, ne kemi bërë rreth 300 prerje të këtyre abonentëve debitorë dhe është arkëtuar një vlerë diku në 20 milionë lekë të reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debitoret-e-ujit-ujesjellesi-i-fierit-ne-aksion-kunder-paligjshmerise/

Free Traffic Exchange