Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
14 vite më parë, humanitarja me origjinë shqiptare Nënë Tereza u lumtura, ndërsa një vit më parë në Vatikan u shpall e shenjtë. Lumturimi dhe shenjtërimi i Nënë Terezës janë festë kombëtare në vendin tonë, ndërsa mesazhe në këtë ditë janë për të qenë më tepër pranë në ndihmë të varfërve.
Katërmbëdhjetë vite më parë 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e ?Lumturuar? nga Papa Gjon Pali II.
Ceremonia e shenjtë e lumturimit u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Lumturimi i saj në Shqipëri është festë zyrtare dhe mesazhet në një ditë si kjo është ndihma ndaj të varfërve, mision të cilin Nënë Tereza e mbajti gjatë jetës së saj.
Në 4 Shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza përmes një ceremonie në sheshin ?Shën Pjetri? në Vatikan. Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku.
1 vit më parë u pranuan botërisht dy mrekullitë e saj: E para kishte të bënte me dëshminë e një nënë me 5 fëmijë që përmes lutjeve të ikonës së Nënë Terezës ishte shëruar totalisht nga kanceri në stomak, dhe mrekullia e dytë e pranuar nga kisha ishte ai i një djali 25-vjecar nga Brazili që ishte shëruar gjithashtu nga tumori në tru.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-14-vjetori-i-lumturimit-te-nene-terezes/