Report TV - Basha: Arrestoni urgjent Tahirin, Rama kufomë politike

2018-05-04 0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, pas akuzave për përfshirje në trafikun e drogës. Në një dalje urgjente për media, Basha tha se duhet të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve dhe seanca plenare për të marrë vendimin.

Më tej, ai sulmoi ashpër dhe kryeministrin Rama, duke thënë se sot ai është një kufomë politike që sillet i çekuilibruar.
?Të arrestohet Saimir Tahiri dhe të kontrollohet shtëpia e tij. I bëj thirrje kuvendit të veprojë menjëherë. Të mbledhë Këshillin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë. Çdo minutë vonesë do shërbejë për shkatërrimin e provave. Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm dhe çdo deputet të veprojë në përputhje me ligjin e Kushtetutën. Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt që prej këtij momenti qeverisja e Ramës ka mbaruar de facto. Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet i çekuilibruar. PS duhet të shkëputet nga Rama dhe grupi kriminal që ai solli. Të largohet menjëherë Rama?, tha Basha.

Free Traffic Exchange