Policia e Shtetit ka reaguar për aksionin e gjerë të mbrëmjes së kaluar në fshatin Babicë të Vlorës. Policia bën me dije se janë sekuestruar 4 tonë drogë, që i përkisnin grupit kriminal ?Habilaj? të ndaluar në Itali, ku është arrestuar një person dhe shoqëruar dy të tjerë.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Reban Jaupi, bëri të ditur se është arrestuar shtetasi Armand Koçerri, si posedues i drogës, si dhe është sekuestruar një gomone në pronësi të shtetasit Ferdinand Habilaj.
Dyshohet se droga do të trafikohej drejt Italisë, pra arrestimit të Moisi Habilajt në shtetin fqinj. Arrestimi i këtij të fundit në Itali bëri që droga të mos nisej disa ditë më parë
Deklarata e plotë e Policisë: