Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 4 ton drogë e llojit kanabis sativa u sekuestruan mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor 2017) në Babicë të Vlorës në një megaoperacion që finalizoi një hetim të agjensive lizgjzbatuese shqiptare në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe shërbimet inteligjente.
Këto pamje (video) të regjistruara rreth orës 03:00 të mëngjesit tregojnë kohën e mbërritjes pranë drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë, ku për transportimin e lëndës narkotike u nevojitën dy mjete që siç shihet ishin të mbingarkuar.
Ekspertët bënë të ditur se vlera e kësaj sasie në treg shkon në afro 15 milion euro.
Aksioni nga Krimet e Rënda, i mbështetur nga Delta Force si dhe drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nisi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në bodrumet në një banesë dykatëshe shtetasit Arman Koçerri i cili njihet dhe si mik i familjes Habilaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kontrolle-ne-vlore-dhe-sarande-pas-sekuestrimit-te-10-ton-kanabis/