Dosja ‘Habilaj’ - Arrestime për 4 ton kanabis? Llalla: Në varësi të hetimeve

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Finalizimi me sukses i operacionit të mbrëmshëm në Babicë të Vlorës ka çuar sot në Vlorë Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Për rreth një orë në Prokurorinë e Vlorës ai zhvilloi një takim kryeprokuroin e Vlorës Ramadan Troci, prokurorë të tjerë të Vlorës dhe gjyqtarë.
Kryefjalë e diskutimeve në këtë takim ka qenë dosja ?Habilaj? dhe operacioni i zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës ku u kapën 4.5 ton drogë.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas takimit, Llalla tha:
?Prokuroria prej disa muajsh kishte në hetim rastin konkret. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë u finalizua me rezultate konkrete. Në vijim do të kemi të dhëna më të sakta?.
I pyetur nëse do ketë arrestime, Llalla tha se kjo do të jetë në varësi të hetimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosja-habilaj-llalla-takim-me-trocin-dhe-prokurore-te-tjere-ne-vlore/

Free Traffic Exchange