Report TV - Droga e miqve të Habilajve, Llalla mbërrin në Vlorë

2018-05-04 0

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, sapo ka mbërritur në qytetin e Vlorës. Llalla ka shkuar në Vlorë menjëherë pas aksionit policor, ku u sekuestrua një sasi e madhe droge, e cila iu përkiste miqve të shtetasit Moisi Habilaj.

Ky i fundit është në qendër të diskutimeve prej ditësh, pasi u kap në Itali, si kreu i një bande të gjerë droge. Drejtësia italiane publikoi dhe përgjimet e bandës, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë në trafikun e drogës. Policia sekuestroi mbrëmjen e kaluar 4.5 tonë drogë, ndërsa vijon ende aksioni.
Në këtë vizitë urgjente në qytetin bregdetar, Llalla shoqërohet dhe nga eksponentë tjerë të Prokurorisë, ndërsa në mesditë pritet një deklaratë.

Free Traffic Exchange