Report TV - Vlorë,kërkonin vëllanë e Habilaj policia gjen 3.9 ton kanabis

2018-05-04 0

VLORË-Sekuestrohet një sasi rekord prej 3.9 ton kanabis në fshatin Babicë. Lënda narkotike e paketuar dhe gati për t?u trafikuar është zbuluar në një magazinë në Babicë. Sipas burimeve të Report Tv nga policia aksioni po zhvillohej për arrestimin e Florian Habilajt dhe personave të tjerë që janë në kërkim, pasi dyshohet se fshihen në këtë zonë, ndërsa është zbuluar droga.






Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia. Nga operacioni janë shoqëruar disa persona, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia për trafikun e mbi 3.5 tonëve kanabis nga Shqipëria drejt vendit fqinj.





Operacionin e lajmëroi fillimisht në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi edhe pamje sekuestrimi i drogës. ?Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama - Tahiri! Sb qytetari dixhital denoncon! ?Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie? shkruan Berisha.

Burime policore dyshojne se operacioni ende ne zhvillim e siper u dekonspirua para kohe nga prokurori ne vendngjarje Vladimir Mara, i cili mund te kete transferuar videon nga skena e krimit direkt te Berisha.

Free Traffic Exchange