Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim paralajmëroi nxjerrjen në dritë të detajeve të tjera nga autoritetet e Katanias, për dosjen ?Habilaj?.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili tha se në Katania ka një operacion të mirëorganizuar nga disa shërbime, të cilat do ja lehtësojnë punën edhe denoncimeve të opozitës.
Vasili: Gjithçka që operon atje ku punohet me një nivel shumë të lartë profesional, me një monitorim shumë të rreptë dhe profesional, i cili ka mundësuar këto fakte. Ju keni parë vetëm majën e ajsbergut dhe sigurisht edhe shumë të tjera që do t?ia lehtësojnë punën Prokurorisë shqiptare. Sigurisht, mjaft gjëra që jam i bindur që janë në këto dosje, qeveritarët janë fajtorë të mëdhenj, por as vetë nuk e dinë se sa në pëllëmbë të dorës e kanë situatën e tyre ata që vigjilojnë mbi ta.
I pyetur nëse LSI mund të kishte reaguar më fort në kohën kur pati deklarata të forta nga dy ministra të saj, Koka dhe Manjani, Vasili tha se qëndrimi i partisë që ai përfaqëson ka qenë i qartë. Ai deklaroi se largimi i Tahirit nga detyra e ministrit të Brendshëm ishte atribut i ndërkombëtarëve të cilët sot kanë provuar akuzat.
Vasili: Gjuha jonë ka qenë shumë e qartë dhe e prerë në fushatën elektorale ndaj këtij kriminalizimi të hekurt të jetës së vendit. Largimi i zt.Tahiri ka ardhur pikërisht për ato arsye që sot akuzohet zt.Tahiri nga të njëjtët aktorë, nga të njëjtët partnerë.
Për Vasilin, kjo situatë ku krimi është bërë njësh me qeverinë, e ka bërë shqipërinë Domen për instalimin e celulave terroriste, dhe cenon sigurinë në rajon.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-vasili-vettingun-ia-bene-italianet-i-rames-me-i-zi/