Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfshirja e emrit të Saimir Tahirit, bëri bashkë opozitën shqiptare në një front ku tashmë steka është ngritur tek dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive opozitare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bëri thirrje të gjithë shoqërisë të bashkohet në këtë front për të çliruar Shqipërinë nga krimi
Basha: Falenderoj të gjitha partitë që iu përgjigjen thirrjes sime për një tryezë të spektrit opozitar politik. Kemi dalë me një vendim dhe qëndrim të përbashkët. Vendimi është krijimi i një fronti të përbashkët opozitar kundër krimit pjesë e së cilit janë të gjitha partitë që ju përgjigjën thirrjes simë për këtë tryezë. Ftesa qëndron e hapur për çdo parti tjetër politike dhe faktor tjetër shoqëror.Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë. Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të kësaj marrëdhënie krim dhe politikë. Kanë prova të pakundërshtueshme se përfituesi kryesor i kanabizimit të vendit, i qindra e miliona euro të drogës është Edi Rama.Kanë provat se këto para janë përdorur për të kriminalizuar zgjedhjet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-opozita-kerkon-qeveri-antimafia-dhe-reforme-zgjedhore/