Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij ?Ju flet Moska? denoncuar skemën e vjedhjes së energjisë elektrike nëpërmjet zhdoganimit.
Sipas Myftarajt është një klan mafioz i energjisë që manipulon sistemin.
Kastriot Myftaraj: Të gjithë ju do të habiten nëse them që edhe energjia elektrike zhdoganohet. Ka një procedurë zhdoganimi dhe sic dihet në vende si Shqipëria çdo gjë që kalon nëpër dogana mund të ketë rrjedhje në kuptimin e përfitimit të atyre që kryejnë procedurat dhe të atyre që bëjnë qarkullimin e mallrave.
E njëjta gjë ndodh edhe me energjinë elektrike. Është një gjë që nuk përmendet në media dhe që shumë pak njerëz e dinë edhe në hierarkinë e shtetit. Do tu bëj të ditur një lajm që i çuditi shumë njerëz.
Pra energjia elektrike zhdoganohet në një farë mënyre, sado e çuditshme të duket.
Fakti që shqiptarët për herë të parë mësuan për shkak të kësaj kërkese të kompanisë që kryenin skanimin, mësuan që energjia elektrike zhdoganohet si çdo mall.
Por shumë njerëz nuk e kuptuan çfarë ndodh. Në fakt dihet që shteti shqiptar me anë të kompanisë publike të prodhimit të energjisë KESH kryen blerje energjie, shitje në disa raste, depozitim. Pra energjia elektrike qoftë kur vjen qoftë kur del kalon në një procedurë zhdoganimi.
Këtu ka një hile të madhe. Cila është hilja? Ka një hile të madhe nga ku përfitojnë pak njerëz por aq shumë sa përbejnë një dëm të madh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-nje-klan-mafioz-vjedh-energjine-elektrike-nepermjet-zhdoganimit/