Ora News – Të enjten doganat greke në grevë, nuk do të kalojë asnjë automjet

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në gjithë pikat kufitare të Greqisë që nga paraditja e të enjtes do të paralizohet lëvizja, për shkak të grevës 24 orëshe të doganierëve.
Sindikata mbarëkombëtare e punonjësve të doganave e ka shpallur grevë me qëllim sensibilizimin e qeverisë ndaj kërkesave të tyre me karakter kryesisht ekonomik.
Por ata kërkojnë edhe shtimin e personalit në doganat e vendit, sidomos në ato ku lëvizja ndërkufitare është jashtëzakonisht e madhe, si për shembull në Kakavijë.
Doganierët protestojnë kundër reduktimeve në buxhet, dhe ankohen se ata janë të detyruar të përballojnë edhe shumë prej shpenzimeve funksionale të pikave doganore.
Ndërprerja e punës në dogana do të fillojë në orën 07:00 të ditës së enjte dhe do të vazhdojë deri mëngjesin e të premtes.
Kjo do të thotë se edhe në pikat e kalimit kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë, për 24 orë nuk do të kalojë asnjë automjet, qofshin vetura, kamionë apo autobusë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/te-enjten-doganat-greke-ne-greve-nuk-do-te-kaloje-asnje-automjet/

Free Traffic Exchange