Report TV - Elbasan, Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore

2018-05-04 1

Gjatë mbledhjes së tij të zakonshme, mesditën e sotme Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik që ndodhet në periferi të qytetit .
Të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak të Elbasanit përcollën në mbledhje e kësaj mesjave shqetësimin e qindra e qindra qytetarëve të zonës së ish kombinatit Metalurgjik të Elbasanit sipas të cilëve disa prej kompanive industriale që kryejnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, nuk përdorin filtrat pluhur thithëse duke krijuar një situatë tejet problematike për shëndetin e mijëra banorëve të periferisë së qytetit të Elbasanit dhe jo vetëm.

Ndërkaq kryebashkiaku Qazim Sejdini u shpreh se shqetësimin i ngritur nga këshilltarët bashkiakë është për tu alarmuar .Sipas kryebashkiakut ky është një shqetësim i ngritur disa herë edhe nga Bashkia dhe komuniteti dhe kontrollet që Bashkia e Elbasanit ka bërë në këtë zonë rezulton se njëra nga kompanitë nuk i përdor filtrat, ndërkohë që edhe kompani të tjera më të vogla shkaktojnë ndotje.

Madje kreu i Bashkisë shkoi edhe më tej kur propozoi shpalljen e emergjencës mjedisore, vendim i cili u mbështet nga të gjithë këshilltarët. Këshilli Bashkiak ngriti një grup pune, i përbërë nga specialistë të mjedisit, i cili do të ndjekë nga afër situatën në këtë zonë dhe problematikat do t?i përcillen Ministrisë së Mjedisit.

Sejdini tha se do të mbështesë fort nismën për të shpëtuar banorët e kësaj zone nga ndotja. Bashkia e Elbasanit gjithashtu ka instaluar aparate matëse të ndotjes në disa pika në qytet, një prej të cilave edhe në zonën e ish kombinatit metalurgjik, të cilat do të japin një pasqyrë të saktë të gjendjes së mjedisit.

Free Traffic Exchange