Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
30 miliardë lekë më shumë të ardhura nga taksat dhe tatimet parashikohen në buxhetin e vitit 2018 nga viti aktual. Drafti i cili do ti paraqitet për miratim kuvendit ka përfunduar ndërsa do të saktësohet dhe shpërndarja e të ardhurave
Qeveria parashikon rritjen e 28 për qind të të ardhurave për vitin 2018. Nga 436 miliardë lekë të përcaktuara në ndryshimin më të fundit të buxhetit të shtetit, në vitin e ardhshëm, qeveria Rama 2 parashikon të mbledhë 464 miliardë lekë.
Peshën kryesore do ta mbajnë tatimet dhe doganat, që parashikohet të sjellin 19 për qind më shumë të ardhura në buxhetin e qeverisë. Por dhe prej tvsh pritet të ketë 9 për qind më shumë të ardhura se nga viti i shkuar. Sa i përket pushtetit vendor shtesa pritet të jetë me 1 për qind.
Burimet kanë bërë të ditur se tashmë drafti ka përfunduar, teksa do të kalojë për miratim në mbledhjen e rradhës së këshillit të ministrave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/buxheti-30-miliarde-leke-me-shume-ne-2018/