Emërimi i Iris Elezit si drejtoreshë e Arkivit Qendror të Filmit do të ndryshojë edhe fokusin e Ministrisë se Kulturës për mënyrën si do të funskionojë ky institucion.
Kështu është shprehur ministrja Mirela Kumbaro gjatë prezantimit që i bëri Elezit përpara stafit të Arkivit:
?Jemi ne që duhet të bëhemi mjaftueshëm atraktivë, mjaftueshëm interesantë, mjaftueshëm provokues për të tërhequr grupmosha të ndryshme?, deklaroi ministrja Kumbaro.
Elezi që e mori detyrën pas dorëheqjes së Elvira Diamantit, ka folur për objektivat në deyrën e re.
Iris Elezi është regjisore e filmit ?Bota? dhe është vlerësuar me një sërë çmimesh. Gjatë kohës që drejtonte Diamanti, Elezi ka qenë pjesëmarrëse në projektet e restaurimit të filmave shqiptarë së bashku me bashkëshortin e saj Thomas Logoreci.