Ivan Gvozdenovic është një njohës i mirë i futbollit serb e atij shqiptar, pasi për shumë vite ka luajtur në Superligë dhe tani është pjesë e stafit teknik të Kukësit.
Ish-futbollisti i Crvena Zvezda dhe Skënderbeut mendon se korçarët po kalojnë një moment më të mirë se Partizan Beograd, duke i parë më të favorizuar se kundërshtari.
Ivan Gvozdenovic: ?Më mirë është Skënderbu aktualisht, pasi Partizani ishte një rival i fortë kur unë luaja te Crvena Zvezda, tani kanë lojtarë të rinj që ndryshohen çdo vit?.
Gvozdenovic mendon se do të jetë garë e fortë për vendin e dytë në grup.
?Skënderbeu, Partizani edhe Young Boys e kanë si synim kalimin e grupit?.
Për takimin e së enjtes ish-futbollisti serb do t?i lejë fushës gjithçka pa dalë jashtë saj, duke u treguar i qartë.
?Unë do ta ndjek në shtëpi dhe të fitojë më i miri në fushë, ky është mesazhi im?.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë për Skënderbeun në grupet e Europa League.
Tv Klan