Ai që pritet të jetë një sukses i kinemasë ruse me atë shqiptare, për aq kohë sa pjesë e ekipit realizues është Alexander Sokurov, një nga regjisorët më të mirë rus, fitues i shumë çmimeve në festivalet prestigjioze, si i Cannes, Venecias, apo Berlinit, ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së aktorëve.
Nga shkallët e deri në hyrje të sallës ?Black Box? në Universitetin e Arteve, janë me dhjetëra aktorë të rinj dhe të karrierës që duan të jenë pjesë e këtij projekti. Alexander Sokurov dhe i gjithi ekipi i huaj dhe shqiptar janë në kërkim të Arianit, personazhit kryesor dhe protagonistëve të tjerë.
Dritan Huqi, pjesë e ekipit të produksionit: ?Të gjithë karakterët janë shqiptarë.?
Nga i gjithë ekipi realizues, ai i huaj, patëm mundësi të bisedonim me drejtorin e fotografisë. Ai është italiani, Antonello Emidi, tejet i rezervuar në informacion.
Antonello Emidi, Drejtor i Fotografisë: ?Në këtë fazë po shohim vetëm plastikën e aktorëve. Kemi një ide për personazhet, por jemi ende në kërkim pasi kemi të bëjmë me një rrëfim, i parë në këndvështrimin filozofik, për një periudhë të veçantë të historisë."
Blerina Kokona, Kostumografe: ?Skenari nuk pretendon një kostum vetëm thjeshtë utilitar, por që të flasë edhe me në të gjuhës së simbolit, për të njohur gruan ruse të viteve 60-të, për të njohur personazhe historikë...?
Pak Tirana dhe më së shumti Gjirokastra janë qytetet ku do të xhirohet historia e dashurisë mes Katias ruse dhe Arianit shqiptar gjatë regjimit totalitar, frymëzuar nga libri ?Sorkadhet e Trembura? të Ismail Kadaresë.
Ky bashkëprodhim, ku përveç Shqipërisë dhe Rusisë janë përfshirë Franca e Italia, mund të përsërisë suksesin e bashkëprodhimit të parë shqiptaro-rus me filmin ?Skënderbeu?./Tv Klan