Ora News – Kriminaliteti në vend ka pësuar rritje në tre muajt e fundit të 2017

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në tre muajt e fundit në Shqipëri ka pasur rritje të krimeve të regjistruara. Sipas të dhënave të Instat veprat penale gjatë kësaj periudhe janë rritur me 10.3 % krahasuar me një vit më parë. Peshën kryesore në këto rezultate e mbajnë Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike? me 40,3 % ku mbizotërojnë vjedhjet.
Kriminaliteti në vend ka pësuar rritje në tre muajt e fundit të 2017.Sipas të dhënave të INSTAT gjatë kësaj periudhe janë shënuar 10.3% më shumë vepra penale krahasuar kjo me 2016.
Pjesën më të madhe të veprave penale e zënë ?Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike e ndjekur nga Krimet kundër autoritetit të shtetit dhe Krimet kundër personit.
Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer rreth 4 mijë vepra penale në sferën ekonomike dhe të pasurisë duke pësuar rritje me 46,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Në këto vepra penale, Vjedhjet e pasurisë zënë 36,4 % të totalit duke u rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.
Edhe veprat penale kundër personit kanë pësuar rritje gjatë tre muajve të fundit të 2017.Nga të dhënat e INSTAT gjatë kësaj periudhe janë shënuar rreth 2 mijë vepra penale kundër personit, duke pësuar rritje me 5,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kriminaliteti-ne-vend-ka-pesuar-rritje-ne-tre-muajt-e-fundit-te-2017/