Katër mijë maturantët që aplikuan për në universitet por nuk u shpallën fitues në asnjë degë përgjatë dy raundeve, kanë tashmë mundësinë e artë për t?u regjistruar në degët ku ende ka vende bosh.
Edhe pse regjistrimet u mbyllën në 14 Tetor, udhëzimi më i fundit i ministres së Arsimit ka hapur dyert për jo fituesit, në mënyrë që të plotësohen kuotat e mbetura bosh.
Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri në 26 Tetor. Këtë vit universitetet kanë vënë në dispozicion në total 31 mijë kuota, ndërkohë që numërohen 27 mije aplikime nga maturantët. Kjo situatë u ka dhënë mundësinë të gjithëve të regjistrohen në një universitet dhe sërish mbeten 4 mijë vende të lira.
Tv Klan